Organizata, ‘Statistika botërore’ ka bërë renditjen e vendeve më të varfra në Evropë, ku në krye të listës është Ukraina, e cila është në luftë me Rusinë, ndërsa Kosova, pavarësisht statistikave të shpallura dhe grafikoneve optimiste nga Institucionet Qeveritare për rritje ekonomike, është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Ukrainës.
Kosova qëndron si vendi më i varfër në Ballkan, duke u krahasuar me fqinjët e saj që janë në pozicione shumë më të mira. Kjo situatë është alarmante dhe shqetësuese.
Ndersa, krahasimi me vendet fqinje është ky:
Shqipëria: 8 vende më lartë?
Maqedonia Veriore: 7 vende më lartë
Serbia: 9 vende më lartë?
Bosnja dhe Hercegovina: 4 vende më lartë,
Mali i Zi: 10 vende më lartë.
Gjendja e rëndë ekonomike e Kosovës është pasqyruar në raportet ndërkombëtare, duke treguar jo vetëm varfëri të madhe, por edhe një tendencë përkeqësimi të mëtejshëm. Institucionet Qeveritare vazhdojnë të shpallin statistika që duken si ëndrra të bukura, por realiteti është shumë më i hidhur.