Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi është rritur për 13 mijë deri në nëntor 2023, krahasuar me vitin paraprak

Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti. Ekonomisti, Safet Gërxhaliu tha se agjenda politike në vend e ka ngulfat ekonominë e vitit që po e lëmë pas. Ekonomia e vitit 2023 ka mbetë në hijën e agjendës politike, një agjendë politike që definitivisht ka ngulfatë shumë procese të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës. Mungesa e stabilitetit politik ka ndiku që Kosova të ketë shumë pak investor të huaj, në të njëjtën kohë kemi pas një vit ku dialogu  dhe partneriteti me sektoirn privat ka qenë në nivelin më kritik ku  krejtë kësaj i shtohet edhe fakti që kemi edhe mjete të pashfrytëzuara në projekte kapitale. Paramendoni çfarë ka qenë ngulfatja e sektorit privat”, tha Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …