Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Partneriteti i Kosovës me Amerikën është armatimi më i fuqishëm në aspektin e sigurisë e mbrojtjes

Ekonomisti dhe analisti i njohur Safet Gërxhaliu, ka bërë thirrje të orientohemi në zhvillimin ekonomik të vendit, të përmirësohet shëndetësia, të përmirësohet niveli i arsimit, të avancohet dialogu intern të koordinohemi me miq dhe partnerë ndërkombëtarë, të mbështesim sektorin privat e në veçanti sektorin prodhues, të depolitizohet menaxhimi i ndërmarrjeve publike dhe të lihen ato ndërmarrje në duar të profesionistëve e jo të militantëve partiak, të mbështesim funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe atë të sigurisë, pra këto duhet të jenë objektivat qeveritare e jo të mendohet se ne jemi qendra e botës dhe se çdo gjë sillet rreth nesh. Me arrogancë, pa koordinim me aleatët tanë e me popullizëm e patriotizëm folklorik nuk hiqen masat ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të anëtarësohemi jo vetëm në Këshillin e Evropës por edhe në organizata tjera ndërkombëtare me rëndësi strategjike për ardhmërinë e Kosovës! Pa ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta kishim shijuar ketë liri. Partneriteti i Kosovës me Amerikën  është armatimi më fuqishëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes që posedon Kosova, ka shkruar në një postim të tij Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …