Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e nesërme si pikë të të rendit ditës, ka paraparë edhe Formimin e grupit punues lidhur me ‘mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka shkruar Safet Gërxhaliu. Ai mendon se ky paralajmërim për themelimin e këtij grupi do të jetë goditje e rënde per stabilitetin financiare ne vend dhe paraqet shkelje te rende te Kushtetutës së Republikës së Kosovës për Bankën Qendrore, e cila e ka të garantuar pavarësinë e saj, pasi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës dhe se Qeverisja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës rregullohen me ligjin, i cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në vend, këtë vlerësim e kanë dhënë edhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë dhënë nota të larta për institucionin rregullues financiar në vend.