Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Udhëzimi administrativ lidhur me përcaktimin e rregullave dhe kuotave të importit, goditje për sektorin privat

Ekonomisti dhe analisti i njohur, Safet Gërxhaliu, thotë se Udhëzimi administrativ lidhur me përcaktimin e rregullave dhe kuotave të importit, janë goditje e rëndë për sektorin privat Në një kohë kur vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek çështja e Urës së Ibrit dhe momenti eventual i hapjes së saj, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndërmarrë një hap të rrezikshëm që prek thellësisht sektorin privat. Ministrja e kësaj ministrie ka nënshkruar Udhëzimin administrativ nr. 06/2024, që përcakton rregullat dhe procedurat për administrimin e kuotave të importit. Ky udhëzim, i cili kaloi në heshtje dhe pa shumë zhurmë mediatike dhe pa dialog publiko – privat, vendos një kontroll të rreptë mbi sasinë dhe llojin e produkteve që mund të importohen në Kosovë, si dhe mbi kompanitë që kanë të drejtën të kryejnë këto importe. Një qasje e tillë është më e zakonshme në vendet me regjime totalitare dhe bie ndesh me parimet e tregut të lirë që karakterizojnë një ekonomi të hapur si ajo e Kosovës. thotë mes tjerash ekonomisti dhe analisti i njohur, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …