Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Vendimi për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë, do të dëmtojë buxhetin e komunave dhe do të krijojë pakënaqësi

Ekonomisti i mirënjohur, Safet Gërxhaliu, ka thënë se vendimi për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë do të dëmtojë buxhetin e komunave dhe do të krijojë pakënaqësi.  “Vendimi tani për faljen e 100 eurove brenda vitit kalendarik të vitin 2023 besoj duhet të analizohet në tri aspekte. E para, në aspektin ekonomik nuk e kanë të gjitha komunat nivelin e njëjtë të zhvillimit dhe të hyrat nuk janë në nivelin e barabartë. Në rend të dytë nuk mund të krahasohet apo të jetë pikënisje komuna e Prishtinës me komunat tjera. Dhe në rend të tretë do të ketë definitivisht dëm të buxhetit të komunave dhe mu këto të hyra janë shtylla e funksionimit të institucioneve në nivel komunal. Prandaj besoj në aspektin social mund të arsyetohet, në aspektin institucional apo në aspektin komunal do te krijoj pakënaqësi dhe me siguri në të ardhmen duhet një vendim i tillë të korrigjohet”, ka thënë Gërxhaliu, duke kritikuar qeverinë për mungesë dialogu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …