leoni

Dëshmitarja e mbrojtjes, Safete Hadërgjonaj, para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, tha se nuk e ka njohur, Pjetër Shalën

Safete Hadërgjonaj: Gjykata Speciale ka rënë në nivel të sajesave të fshehta të shërbimeve sekrete serbe dhe të dëshmitarëve të rrejshëm

Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka dëshmuar dje në Hagë  në gjykimin që po zhvillohet kundër,   Pjetër Shalës. Ajo ka deklaruar në dëshminë e saj gjatë procesit gjyqësor Gjykata Speciale, në Hagë është ftuar të dëshmojë bazuar në një dëshmi të rreme, të cilën  e kuptova sot. Unë nuk e kam ditur pse kam ardhur në Hagë. Safete Hadërgjonaj është pyetur në lidhje me të ndjerën, ish-luftëtaren e UÇK-së, Fetnete Ramosaj. Ajo ka thënë se Serbia po vazhdon edhe më tutje luftën speciale kundër Kosovës. Sajesat e Shërbimit Sekret Serb po diskutohen këtu. Pyetja të cilën ma bëtë ju për Fetnete Ramosaj ma kanë bërë policia serbe kur më kanë arrestuar gjatë luftës, në qendrën e Policisë në Pejë, dhe është për keqardhje që mua ma bëni një pyetje të tillë për një luftëtare të lirisë së Kosovës, që nuk është e gjallë. Me sajesa të fshehta të shërbimeve sekrete  të Serbisë dhe me dëshmitarë të rrejshëm nuk është mirë që kjo gjykatë të bie në nivele të tilla,  ka thënë mes tjerash, Safete Hadërgjonaj në dëshminë e saj para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …