Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme e Kosovës në New York ka falënderuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Sahatqija ka falënderuar po ashtu të gjitha ato shtete që mbështesin Kosovën për anëtarësim në Interpol. “Misioni i Kosovës në New York organizoi pritjen dhe prezantimin e kandidatures së Kosovës në Interpol. Ambasadorja e SHBA-së prane KB Shkelqesia e saj Nikki Haley na nderoi me fjalimin e saj të fuqishëm duke kërkuar votën PRO Kosovës më 20 nëntor në Dubai. Prezent ishin shumë ambasadorë dhe diplomatë të huaj. Falenderim i posaçëm diplomatëve tanë Albana Bylykbashi dhe Butrint Ymeri për gjithë organizimin dhe logjistikën e përkryer”, ka shkruar Sahatqija.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …