Masakra e Izbicës

Sahit Dragaj: Në prag të shënimit të 18-vjetorit të Masakrës së Izbicës njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë

Më 27 mars 1999 – forcat çetnike serbe granatuan fshatin Izbicë në komunën e Skenderajt, me armatim të. Së paku 4,500 fshatarë nga Izbica dhe fshatrat përreth u strehuan ne fshatin Izbicë. Më 28 marsi 1999, këto forca rrethuan fshatarët dhe iu afruan atyre, duke ju kërkuar se pari para. Pasi, u vodhën fshatarëve gjësende me vlerë, i ndanë burrat nga gratë. Meshkujt pastaj i ndanë në dy grupe. Njëri grup u dërgua në një kodër të afërt, kurse tjetri, u dërgua në shtratin e një përroi të afërt. Forcat serbe pastaj qëlluan mbi të dyja grupet e burrave u vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta. Gjithashtu më 28 mars 1999, gratë dhe fëmijët që ishin tubuar në Izbicë, u detyruan të largoheshin dhe të ecnin këmbë drejt Shqipërisë. Dy plaka të paafta ishin ulur në rimorkion e një traktori dhe nuk mund të ecnin. Forcat serbo-çetnike, ia vunë zjarrin rimorkios dhe të dyja plakat u dogjën të gjalla. U masakruan edhe fëmijët, pleqtë, plakat, personat me të meta psikike, të paralizuarit, etj. Kjo masakër në fshatin Izbicë të komunës Skenderaj, me 28 mars te vitit 1999, ishte masakra me e madhe për nga numri në Kosovë. Ndodhi mu në DITËN E BAJRAMIT, ditë kur çdo dhembje preke në shpirt. Për këtë krim ne popullatën civile mori vesh e terë Bota. Shumë mjete te informimit në Kosovë dhe në Bote e jashtme, shënuan si “top lajm”, për gjenocidin më të madh në Kosovë në popullatën civile, kurse e përditshmja “Koha ditore” në ballinën e saj, botoj tekstin me titull: “Masakra qe u pa edhe nga sateliti”. Masakra e Izbicës përmendët edhe në Raportin e Departamentin e SHBA-s. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, serbo-çetniket, duke dëshiruar t’i humbasin gjurmët e masakrës, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi, ku per kufomat e numrit më të madhe te tyre, edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku gjinden. Kësi lloji akte barbare sikurse serbo –çetniket, nuk kishin bërë më parë as ushtritë më barbare. Dëshmitë në Hagë për masakrën në Izbicë, , Mustafë Dragaj Kundër Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën e Hagës, me 3 korrik të vitit 2002, si dëshmitar ishte edhe Mustafë Dragaj( 64 vjeçar) nga Leçina, i mbijetuar nga pushkatimi ne Masakrën e Izbicës, i cili shpjegoj në hollësi për masakrën, duke deklaruar edhe këtë: “Pasi që i ndanë burrat prej grave dhe fëmijëve, policet serb, para se t’i pushkatonin, i plaçkiten, i rrahën, lënduan. Edhe unë isha ndarë për pushkatim, bashkë më 70 të tjerë, sepse kriminelet na ndanë në dy grupe. Grupin tim e dërguan në lindje, kurse grupin tjetër, ne perëndim të fshatit. Pasi që ecëm këmbë, vërejtëm një grup prej 3o policëve, te cilët kanë urdhëruar që të ndalemi dhe të kthehemi më shpinë, ku pastaj kanë shtënë më armë zjarri. Unë rashë përtokë, pasi nuk me kishte kapur asnjë plumb, kurse mbi mua ka rënë dhe një trup tjetër. Kur janë ndalur te shtënat, kam ikur në mal, me disa persona të tjerë te cilët kishin mbijetuar. Më vonë kam marrë vesh së janë mbytur 144 meshkuj. Gjatë dëshmisë, Millosheviq u mundua ta kontestoj deklarimin e z. Draga ne tersi, por ai Millosheviqit ju përgjigj me këto fjalë: “vetëm Zoti më ka shpëtuar që të vij këtu për të treguar të vërtetën”. Lidhur me këtë masakër, pat dëshmuar edhe dëshmitari Milazim Thaçi. Gjithashtu, në Tribunalin e Hagës pat dëshmuar edhe Liri Loshi, i cili i pat bërë xhirimin me video kamerë të masakrës së Izbicës, menjëherë pas masakrës. Këtë masakër, VOKER e pat cilësuar si KRIM KUNDER NJERËZIMIT.

3 Kush u vra në Izbicë më 28 mars 1999 !? Human Rights Watch, më vonë ka konstatuar se në ketë masakër janë vrarë, jo 147 veta siç mendohej në fillim, por Ishin gjithsej 157. Këshilli bëri një listë të të vdekurve. Çdo i vdekur kishte një numër, që i korrespondonte numrit të varrit.

4 Në fshatin Izbicë të komunës Skenderaj, në shenj respekti dhe nderimi për viktimat e krimit të madh që bënë forcat ushtarake e policore serbe, në cepin e kompleksit te varrezave, është zbuluar lapidari i martirëve. Duke falënderua angazhimit te palodhshëm të Këshillit Iniciues në përbërje: Bislim Bajrami prefekt i fshatit Izbicë, Haki Gashi, prefekt i f. Vajnikë, Fadil Beqa, prefekt i fshatit Burojë, Sahit Dragaj nga Prishtina, i lindur në fshatin Vajnikë, kryetar i Këshillit Iniciues, të cilët përpiluan Projektin ideor (pa kurrfarë kompensimi )për asfaltimin e aksit rrugor: Izbicë, Vajnikë- Burojë, të cilin ja dërguam Kuvendit të Komunës se Skenderajt për miratim, i cili në Seancën e mbajtur me 27.02.2004, mori vendim për asfaltimin e këtij aksi rrugor, të cilin e firmosi kryetari i atëhershëm i Kuvendit komunal Skenderaj, z. Ramadan Gashi. Kjo rrugë e asfaltuar në gjatësi prej 8 km, u lëshua në qarkullim në vitin 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …