leoni

Sala Berisha-Shala: Qytetarët do kuptojnë shumë shpejtë mashtrimin që e ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosja

Sala Berisha-Shala: Qytetarët do kuptojnë shumë shpejtë mashtrimin që e ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosja

Ish-deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, ka thënë se qytetarët do kuptojnë shpejtë mashtrimin që ka bërë Albin Kurti dhe partia e tij, do ta marrin vendin e merituar. Ajo po ashtu ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, do të rikthejë besimin e qytetarëve. Shala e sheh të vështirë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare të Kosovës, duke shtuar se ajo në Vetëvendosje do të jetë më shumë si një figurë që do të përdoret nga Kurti. Tutje ajo shton që humbja e PDK-së ka qenë e pritur, sepse i është dashur të kalojë nëpër shumë sfida duke përfshirë edhe mungesën e liderit dhe themeluesit të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …