Salaudin Sela: Edhe tradhtia mbetet në histori

Edhe tradhëtia mbetet në histori. Zëvendës-kryeministri, Hashim Thaqi u bind nga një grup i ish bashkëpunëtorëve të UDB-së që ta shkelin vullnetin e popullit dhe me shantazhime i detyroi deputetët e Parlamentit të Kosovës që të votojnë nenin 24 për hapjen rrugë të Gjykatën Speciale.

A ka më turp se të biesh nën ndikimin e Hajdar Metë Bajraktarit, Vehbi Bajramit e disa këlyshëve të tjerë pro-serbë dhe të deklarohesh se Amerika na ka thënë të votojmë Gjykatën Speciale. Hashim Thaçi,  këto nuk ishin këshilla të Amerikës . Por, ishin këshilla të Serbisë, sepse këta njerëz njihen si ish bashkëpunëtorë të armikut dhe dihet publikisht se këta janë gjysëm-analfabet’. Është tragjike kur një Qeveri, Parlament dhe Media të shkruara e Vizive po bien nën grackën e Serbisë. Ju po vazhdoni t’u jepni dekorata për “Life Achievement” ish bashkëpunëtorëve të UDB-së e tash të BIA-s dhe po i futni në burg ish ushtarët e UÇK-së. Nëse do të shkruhet historia e vërtetë për këto që po ndodhin tash, ju politikanët e shitur e keni të vështirë të arsyetoheni para fëmijëve tuaj.

 

Selaudin Sela, New York

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …