Sali Ajdini ndihmoj me 40 pako ushqimore familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt

Bashkëkombasi ynë, nga Gostivari, Sali Ajdini i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i biznesit “Ajdini”, në Gjermani, sot i erdhi në ndihmë me 40 pako ushqimore familjeve në nevojë të Komunës së Skenderajt. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e ka falënderuar Sali Ajdinin si dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie”, tha Kryetari Jashari. Kryetari Jashari, bëri të ditur se komuna e Skenderajt është angazhuar që çdo ndihmë që vije në adresën e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …