Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i shpallur non grata për korrupsion, ka përfunduar për më pak se dy orë

Sali Berisha dhe Ilir Meta sa herë që i kanë humbur zgjedhjet në Shqipëri, si në të kaluarën edhe tani, po e akuzojnë pozitën

Kryetari i demokratëve të “Foltores”, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp,  ka akuzuar drejtësinë dhe qeverinë Rama, të cilët sipas tij  janë përpjekur të asgjësojnë me çdo kusht opozitën. Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste. Të gjitha këto kishin për qëllim zhdukjen e opozitës. Tani procesi ka mbaruar. Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan opozitën. Edhe Ilir Ilir Meta, pas takimit me Sali Berishën, ka dhënë një deklaratë për mediat pranë selisë së PD-së.  Ai ka shprehur zhgënjim nga rezultatet zgjedhore duke fajësuar qeverinë për tjetërsim votash dhe shkatërrim të procesit zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë.  Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Ilir Meta pësoi një humbje të thellë, duke fituar  vetëm 7 bashki të vogla, ndërkohë që edhe në Këshillat Bashkiak, nuk arritën të kryesojnë në asnjë bashki. Ndërkohë në kampin opozitar kanë nisur zërat për largimin e Sali Berishës dhe riformatimin e Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për ta kthyer opozitën në shinat e duhura.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …