Janë publikuar shumë pamje nga brenda selisë së Partisë Demokratike. Në tokë duken xhama të thyer nga mbështetësit e Sali Berishës, ndërsa në katin e parë të selisë duket se mungon edhe energjia elektrike. Nga ana tjetër brenda selisë së Partisë Demokratike është hedhur gaz lotsjellës. Sali Berisha tha se ky është një akt kriminal ndaj protestuesve. Duket se janë të vendosur që me çdo kusht të hyjnë brenda selisë së PD-së. Pasi protestuesit tentuan që të hynin në seli, duke hapur një prej dyerve, nuk kanë mundur të depërtojnë brenda godinës, ndërsa kanë zgjedhur si alternative që të futen përmes dritareve. Berisha iu kërkoi demokratëve që të nxjerrin nga zyra kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Mbështetësit e Berishës janë futur në selinë e Partisë Demokratike duke përdorur trapanë e çekiçë për të hapur dyert, pasi të gjitha dyert janë të blinduara. Ata kanë thyer disa xhama. Të përmbarojmë vendimin e demokratëve”. Kështu ka deklaruar, Sali Berisha, ndërsa mbështetësit e tij kanë tentuar të hyjnë në selinë blu. Sa i përket mësymjes së protestuesve në seli duke thyer xhamat dhe derën kryesore, Berisha ka vetëm diçka për të thënë “dera u hap vetë”. Çmenduria që vërehet sot para selisë së PD-së kthen në kujtesë kohën kur kjo kreaturë politike, në krye me Berishën i kishte dhënë zjarrin institucioneve të Shqipërisë në fillim të viteve 90-të, asokohe me përkrahjen edhe të miqve të Berishës, të cilët tani kanë hequr dorë nga ai dhe e kanë shpallur persona non grata.
