Sali Berisha, është shprehur se në Kuvend opozita do i bëjë gjyqin publik në bazë dokumentesh hajdutëve të Shqipërisë. Ai iu drejtua deputetëve socialistë se nëse akuzohen si hajdutë nga opozita me pa të drejtë, kanë të drejtë të padisin në SPAK. Pas këtyre fjalëve të Berishës, Spiropali i mbylli atij mikrofonin, duke mos e lejuar të fliste më shumë. S’mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i ndërpret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria. Në rast se ndonjëri këtu në Parlament iu thotë hajdut pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje, por nëse mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet dhe do të bëhet”, tha Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …