Pasi ka humbur në mënyrë fatale zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ish kryetari i PD-së së Shqipërisë, Sali Berisha, ka filluar ta shqyejë gurmazin kundër deputetëve të Kosovës, të cilët nuk e votuan themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Në kohën kur u lansua afera plot trillime e gënjeshtra e Dik Martit, disa vjet më parë, ishte vetë Sali Berisha që vrapoi për të treguar se ishte i gatshëm të lejonte hetimet në çdo vend të Shqipërisë, edhe pse Gjykata e Hagës nuk ka pasu as ka juridiksion për të hulumtuar rastet e luftës në Shqipëri. Ai ka ironizuar deputetët dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta korrigjojnë vendimin për Gjykatën Speciale. Gjuha arrogante e Berishës, ka bërë që partia e tij të pësojë debakël si në zgjedhjet e përgjithshme të para dy viteve ashtu edhe në zgjedhjet e fundit ku mezi mori një të katërtën e bashkive në Shqipëri.