Goditja e Sali Berishës nga Amerika në 19 maj 2021, lufta e tij e egër me Lulzim Bashën, shkërmoqja e LSI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, si dhe disa sinjale për një goditje të Metës nga Uashingtoni, kanë afruar më tej Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët kanë bashkuar forcat për ekzistencën e tyre politike. Por me zgjedhjet e 14 majit, Ilir Meta “la në baltë” Berishën pas presionit të SHBA. “Foltorja” ka mbetur mes 4 rrugëve. Pas shuplakës që i dha Gjykata e Apelit një javë më parë, Berisha mori goditjen finale nga KQZ. Komisioneri Ilirian Celibashi nuk pranoi që PD të futet në zgjedhje me emrin e tij, por të Lulzim Bashës.Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtarpër mënyrën sesi do të regjistrojë Berisha kandidatët e tij në garën e lokaleve, ish-kryeministri në daljet publike po “i gjunjëzohet” Metës. Gjithashtu sinjalet e forta se Berisha i kishte shpresat ende tek meta i ka dhënë dhe takimi i zhvilluar mes tyre dje në selinë e Partisë Demokratike. Takimi zgjati rreth 40 minuta, ndërsa mësohet se është diskutuar mbi aksionin opozitar si edhe daljen e kandidatëve të Sali Berishës në zgjedhjet vendore. Pas takimit, në një dalje publike, Meta e Berisha konfirmuan se nuk do jenë koalicion zyrtar. Meta tha se do mbështesë kandidatët e “primareve” për kryetarë bashkie, ndërsa sa i takon këshillave bashkiakë, ai do të luftojë i vetëm. (RIGELS SELIMAN, Gazeta sot)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …