Pasi qëndroi më shumë se dy orë në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për protestën e 8 janarit, Berisha është ndalur në një prononcim për mediat, ku dha detaje nga ajo çka dëshmoi para prokurorit të çështjes, Elio Mazreku. U thirra me urdhër të kreut të Meduzes. Erdha në respekt të atyre parimeve me të cilat jam i mbrojtur.” “Nuk duhet të injoroni një moment, atë me flagrant, është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, besë nuk ka çka kërkon ai që nuk ka, simboli më i degraduar në lidhje me krimin, së treti, mos harroni ju se ky është person që për pazare personale ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Lulzim Brava është simboli i një politikani, për të ruajtur karrigen, shndërroi PD në një seli që nuk ekziston diku tjetër. Këta janë elementë të deklaratës time që thashë aty, tha Sali Berisha.
