Sali Berisha zyrtarisht është shpallur i pandehur nga SPAK-u për veprën penale - korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë

Sali Berisha zyrtarisht është shpallur i pandehur nga SPAK-u për veprën penale – korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë

Sali Berisha zyrtarisht është shpallur i pandehur nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, në lidhje me dosjen “Partizani”.

 Pas daljes nga SPAK-u, ish-kryeministri deklaroi se është “i pandehur” për 500 faqe me mashtrime. Ai me ironinë e tij të shfrenuar tha se  ‘deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale, ku gjendej ora 400 – 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës … Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Europë”, tha Berisha, duke ironizuar vendimin e SPAK-u për veprën penale – korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë, por pranoi se është shpallur i pandehur.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …