Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë

Sali Kabashi: Fitorja e Erdogan-it në referendum, ankthet e Evropës dhe indiferenca e shtetit të Kosovës!

Luani, nuk mund të fajësohet pse nuk qetësohet zemra e Lepurit!

Referendumi i mbajtur në Turqi me 16 prill 2017, është një tregues i çartë se populli turk dëshiron ndryshime në kushtetutën e tyre, ndryshime të cilat i japin pushtet me të gjerë njeriut që e ngriti Shtetin turk në çdo aspekt, qoftë ekonomik, ushtarak, diplomatik, etj., Rexhep Tajip Erdogan. Disa edhe po e kontestojnë këtë referendum, se kinse shoqëria turke është shumë e ndarë ngase, “Po” thanë vetëm 51.4%, por ta kujtojmë referendumin BREXIT për dalje të Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian, ajo nga BE doli me vetëm 51.9% të votave në referendum, andaj, ta respektojmë zgjedhjen e turqve, ashtu si të britanikëve.

Sigurisht që shtetet evropiane nuk e duan këtë gjë, çdo kënd tjetër e duan në krye të Turqisë, veç Erdogan-in jo! Ndonëse kanë arsye për frikë nga një Turqi e fuqishme, kjo frikë nuk është për të ardhmen, por kujtimet e të shkuarës, sepse siç thotë Historiani i famshëm George Castelan: “kur përmendej emri i Sulltan Sulejmanit, gjermanët, italianët, francezët e spanjollët, dridheshin nga frika”, si duket kjo frikë është kthyer me anë të këtij referendumi. Ndoshta e shohin si udhëheqësi më i suksesshëm që nga “I Madhërishmi”!

Urimi i kryetarit të Shtetit më të Fuqishëm në Botë, Donald Trump drejtuar Presidentit Erdogan, len të kuptohet që përkundër kundërshtimeve të shteteve evropiane ndaj Presidentit turk, SHBA-të në krye me Trump, kanë një mendim tjetër për referendumin dhe rezultatet e tij që dolën pro ndryshimeve kushtetuese. Mendoj që me ardhjen e Donald Trump në krye të shtetit Amerikan, do të ndryshoi edhe qasja ndaj Turqisë, sepse tashmë kemi dy presidentë me karaktere të njëjta, ku një aleancë e përbashkët (Amerikë – Turqi) do ta qetësonte Botën!

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku e ka uruar Erdogan-in për suksesin e arrirë në referendum, por e çuditshme është, se përkundër që SHBA-të dhe Shqipëria e urojnë Presidentin e Turqisë, udhëheqësit e Kosovës ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë!

Me këtë kuptojmë se, shtetet evropiane janë ato që nuk e duan një Erdogan të fuqishëm, sepse ndoshta i druhen një ngritje edhe më të madhe të ekonomisë turke dhe invazionit të saj në Evropë! A është e arsyeshme kjo “frikë” e evropianëve apo jo, mbetet të shihet, por, mendoi që për Shqipërinë dhe Kosovën një Turqi e fuqishme, do të thotë shumë, sepse fuqia e saj do të ndikoi në stopimin e shteteve fqinje, gjë që na është dëshmuar edhe në të kaluarën.

(Sali Kabashi është veprimtar i njohur i Çështjes Kombëtare, historian dhe publicist)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …