Sali Kabashi: Shpërfillja e Komunës së Burimit (Ish-Istogut) ndaj objekteve dhe vendngjarjeve historike!

Sali Kabashi: Fitorja e Erdogan-it në referendum, ankthet e Evropës dhe indiferenca e Shtetit të Kosovës!

Luani, nuk mund të fajësohet pse nuk qetësohet zemra e Lepurit!

Referendumi i mbajtur në Turqi me 16 prill 2017, është një tregues i çartë se populli turk dëshiron ndryshime në kushtetutën e tyre, ndryshime të cilat i japin pushtet me të gjerë njeriut që e ngriti Shtetin turk në çdo aspekt, qoftë ekonomik, ushtarak, diplomatik, etj., Rexhep Tajip Erdogan. Disa edhe po e kontestojnë këtë referendum, se kinse shoqëria turke është shumë e ndarë ngase, “Po” thanë vetëm 51.4%, por ta kujtojmë referendumin BREXIT për dalje të Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian, ajo nga BE doli me vetëm 51.9% të votave në referendum, andaj, ta respektojmë zgjedhjen e turqve, ashtu si të britanikëve.

Sigurisht që shtetet evropiane nuk e duan këtë gjë, çdo kënd tjetër e duan në krye të Turqisë, veç Erdogan-in jo! Ndonëse kanë arsye për frikë nga një Turqi e fuqishme, kjo frikë nuk është për të ardhmen, por kujtimet e të shkuarës, sepse siç thotë Historiani i famshëm George Castelan: “kur përmendej emri i Sulltan Sulejmanit, gjermanët, italianët, francezët e spanjollët, dridheshin nga frika”, si duket kjo frikë është kthyer me anë të këtij referendumi. Ndoshta e shohin si udhëheqësi më i suksesshëm që nga “I Madhërishmi”!

Urimi i kryetarit të Shtetit më të Fuqishëm në Botë, Donald Trump drejtuar Presidentit Erdogan, len të kuptohet që përkundër kundërshtimeve të shteteve evropiane ndaj Presidentit turk, SHBA-të në krye me Trump, kanë një mendim tjetër për referendumin dhe rezultatet e tij që dolën pro ndryshimeve kushtetuese. Mendoj që me ardhjen e Donald Trump në krye të shtetit Amerikan, do të ndryshoi edhe qasja ndaj Turqisë, sepse tashmë kemi dy presidentë me karaktere të njëjta, ku një aleancë e përbashkët (Amerikë – Turqi) do ta qetësonte Botën!

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku e ka uruar Erdogan-in për suksesin e arrirë në referendum, por e çuditshme është, se përkundër që SHBA-të dhe Shqipëria e urojnë Presidentin e Turqisë, udhëheqësit e Kosovës ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë!

Me këtë kuptojmë se, shtetet evropiane janë ato që nuk e duan një Erdogan të fuqishëm, sepse ndoshta i druhen një ngritje edhe më të madhe të ekonomisë turke dhe invazionit të saj në Evropë! A është e arsyeshme kjo “frikë” e evropianëve apo jo, mbetet të shihet, por, mendoi që për Shqipërinë dhe Kosovën një Turqi e fuqishme, do të thotë shumë, sepse fuqia e saj do të ndikojë në stopimin e shteteve fqinje, gjë që na është dëshmuar edhe në të kaluarën.

(Sali Kabashi është veprimtar i njohur i Çështjes Kombëtare, historian dhe publicist)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …