Partia FJALA

Sali Kabashi: Partia FJALA, kthehet në vepër! Iu thotë jo koalicioneve

Duke u nisë nga parimet e veta që edhe e karakterizojnë këtë Parti, nuk u lëkund nga ato shtylla që e mbajnë dhe për të cilat vuan shumë vendi ynë.

Vendimi për të hyrë në garë vetëm në Zgjedhjet e ardhshme, është vendim shumë i rëndësishëm për FJALA-n , për shkak se tashmë po tregohet hapur se qëllimi nuk është vetëm të hyjmë në Parlament duke iu bashkuar një Partie tjetër, por ti sfidojmë të gjitha ato parti, me krenarinë dhe nderin e Partisë FJALA!

Jam i sigurtë, se ky lajm është i rëndësishëm edhe për partitë tjera, sepse frika që kanë prej FJALA-s iu ka shtuar dhe do t’u shtonte dëshirën edhe më të madhe për koalicion ditën e shpalljes së Zgjedhjeve. Mendimi im personal është se, është goditje e rëndë për ata të cilët dëshironin ta fusnin FJALA-n në një thes me partitë tjera dhe të etiketohej si sahan-lëpirëse, por jo, FJALA i qëndroi besnik fjalës së dhënë qysh në fillim, se do të garonte e vetme, kundër të gjitha partive të ish-pushteteve në Kosovë.

Kjo dëshmon edhe një herë, se Partia FJALA me në krye Dr. Gëzim Kelmendi, nuk lëkundet nga parimet themelore të saj, ku përkundër ofertave nga partitë tjera, nuk lejon të jetë pjesë e pazareve të koalicioneve parazgjedhore.

Zgjedhjet e ardhshme do jenë të atilla që do sjellin befasi në skenën politike, për shkak se qytetarët tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre, të jetojnë nën trysnin e kriminelëve, apo nën petkun e të ndershmëve dhe atyre që ia donë të mirën vendit. Befasia do të vijë nga gjeneratat e reja, të cilët nuk janë nën trysninë e ofertave politike e kërcënimeve kriminale për votë, ata do japin një leksion të paparë deri me tash, duke i dëshpëruar ata që e futen Kosovën në këtë hamulli.

Personalisht mendoj që Partia FJALA, do jetë befasia më e këndshme e zgjedhjeve që po vijnë, që qëllimet e veta të ndershme dhe me njerëz të pastër nga çdo ndyrësirë e më hershme politike, do e arrijnë me ndihmën e Zotit, sepse një udhëheqje që nuk e beson një Fuqi Supreme, ajo nuk është gjë tjetër veç regjim diktatorial dhe si e tillë, nuk mund të ketë jetë të gjatë!

Kjo Parti, ka bërë që të zgjohen nga gjumi edhe ata qytetarë që refuzonin të dilnin në Zgjedhje, për shkak të dëshpërimit të tyre, sepse tashmë u panë dallimet ndërmjet FJALA-s dhe partive tjera të korruptuara apo kriminalizuara.

Ftoi qytetarët e Republikës së Kosovës, qe ta shpërblejmë këtë ndershmëri dhe pastërti të kësaj Partie, duke i dhënë votën dhe të dalë sa më mirë me rezultatet e Zgjedhjeve të ardhshme.

(Autori i shkrimit është magjistër i Historisë)

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …