Sali Lajçi e paraqet kandidaturën e tij për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë

Sali Lajçi e paraqet kandidaturën e tij për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë

Në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u zhvilluar zgjedhjet e brendshme në një proces që është duke u realizuar në të gjitha nën-degët dhe degët e kësaj partie. Për të parin e degës së PDK-së në Pejë sot zyrtarisht e ka paraqitur kandidaturën edhe Sali Lajçi e cili këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi. “Duke pasur dëshirë dhe gatishmëri për krijimin e unitetit të brendshëm në elektoratin e PDK-së dhe strukturave të partisë në Nëndegë dhe Degë, e në veçanti krijimin e unitetit në vendimmarrje të brendshme, si parakusht të domosdoshëm që do të bënte realitet pretendimit për fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale. Duke qenë i gatshëm të marr përgjegjësi nga sot paraqes kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë. Me përkushtim në zbatimin e konceptit dhe vizionit të Parisë Demokratike të Kosovës, “Dekada e Re”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …