Brigata e 24 e UNÇSH u krijua me 4 tetor 1944 në Bicaj me 560 partizanë të batalionit të Lumës dhe vullnetarë të rinjë nga krahinat e Kukësit . Brenda muajit tetor 1944 Brigada do të kapte shifrën e 1000 luftëtarëve. Në fund të Luftës ajo kishte 1185 partizanë.Aty, në kodrën ku u krijua ngrihet madhështor Lapidari që i kushtohet dëshmorëve dhe veprimtarisë luftarake të saj.
Nuk ishte hera e parë që lumjanët krijonin nje formacion te madh luftarak.Te tilla ato kishin ndërtuar në kohën e Lidhjes së Prizrenit ,1878-1881 , e sidomos ne kryengritjet e viteve 1910-12 kundër ushtrise osmane dhe pastaj kundër agresionit serb .Por kjo Brigatë që po formohej ishte nje formacion i ri.Jo vetëm nga mosha.Këtu kishte standarde të tjera.Në skuadër ,togë, kompani e batalion kishe shokë nga fshatra e krahina të tjera, ndryshe nga çetat e dikurshme që plotësoheshin vetëm nga fshati ose batalioni vetëm nga bajraku. Në Brigatën XXIV s kishte partizanë nga Luma nga Gora e Dibra, po edhe nga Labëria, me pas edhe nga Lezha e Shkodra,.Komisari i Brigatës major Abedin Shehu ishte nga Luma, por komandanti i saj, major Ndreko Rino ishte nga Gjirokastra, zvkomisari Ethem Gjinushi ishte nga Tepelena, si dhe disa kuadro të tjerë.Ashu si lumnjanët kishin luftuar e luftonin në krahina të tjera, si Xhemali Mani, që kish rënë dëshmorë në skelën e Vlorës duke luftuar kundër ushtarëve italianë me 7 prill 1939, si Qazim Mata ,që ish plagosur rëndë po atë ditë në Durrës, si Elez Braha , zv|komandanti i batalionit të famshëm “ Shqiponja” të Korçës që ra në krye të tij me 14 dhjetor 1943 në betejën e Gurit të Kamjes, si Maksut Rexhepi ish partizan në Br.1 që do të binte trimërisht në Betejën e Tiranës, , si Meriman Braha , Hasan Luma e Xhemali Bileri ,që kishin rënë dëshmorë në Dibrën e Poshtëme, ,si Rrahman Parllaku që e kish nisur luftën në Vlorë e do ta përfundonte si komandant i divizionit V në Kosovë , si Imer Domi në Dibër të Sipërme e të tjerë. Brigata partizane ishte një formacion i disiplinuar, me hierarki të respektuar,nga bindja në rradhë të parë, po dhe nga funksionet e gradat.
Këtu në Brigatë luftohej ,po edhe mësohej shkrim e këndim. Kishte edhe komisar kompanish që ishin mesues. Komisari i kompanise së dytë të bat.3, Ahmet Onuzi, mësues,,mbante edhe armën për të luftuar po edhe mandolinën për të shoqëruar rapsodët partizanë pas luftimesh.Në Brigatë do të kishte edhe një vajzë, Teuta Agolli nga Dibra, përgjegjëse e rinisë e batalionit të katert.
Kjo brigatë e krijuar sipas parimit të madh të LANC, pa dallim feje, krahine e ideje, do të kishte edhe myslimanë, edhe bektashinjë, edhe katolikë, patriotë. Kishte edhe komisarë politik në kompani batalion e Brigatë, kishte edhe komunistë, të cilët mund të dalloheshin vetëm ngaqë prinin në ballë të sulmit në vendet më të rrëzikëshme dhe binin me nder në fushën e luftës.
Brigata e XXIV do të nisej drejt Jugut për të marrë pjesë në clirimin e Tiranës.
Drejt jugut , nuk ishte edhe ky një teatër i ri lufttarak. A nuk kish kaluar nëpër Lumë Isë Boletini në nëntor 1912 me 100 trimat e tij për të shkuar në Vlorë, a nuk kishin shkuar lumjanët me Bajram Currin deri në Tiranë në qershor 1924, 20 vjet më parë ? Edhe atëhere për çlirimin e kryeqytetetit kishin luftuar, ashtu siç kishin luftuar denbaden për çlirimin e mbrojtjen e kryeqytetit të Shqipërise etnike ,Prizrenit .
Ndonëse ishte një Brigatë e re, për partizanët e saj ky ishte një nder.Nuk ish problem, kishin dalë në luftë për të çliruar Shqipërinë jo thjeshtë krahinën e fshatin e tyre.Në Betejën e madhe për çlirimin e Tiranës mernin pjese brigata nga më të shquarat e UNÇSH, si Brigata e I , IV, VIII, që kishin berë emër an’ e kënd Shqipërisë. Aty do të thirrershin edhe disa Brigata të reja, si X , XVII XXIII, dhe XXIV.Posaçërisht, siç kish urdhëruar Komanda e Përgjithëshme , edhe për të marrë përvojë, por edhe për të bërë histori.Lumnjanët i kish prekur aty ku ishin më të ndjeshëm.Donin të bënin emër.Për ta lufta ishte edhe një garë për tu dalluar mbi të tjerët.Kështu kish ardhur kjo ambicie luftarake nga brezi në brez. A nuk kishin thënë historianët ushtarakë osmanë se Luma prodhon luftëtarë ?!. ”Për hajr”, ”me faqe të bardhe”, “mos na koritni “, këto ishin fjalët e lumnjanëve për djemtë e tyre që po hynin në këtë Brigatë .
Kronika e luftimeve të Br.XXIV përmbante një pritë kundër forcave gjermane në rrugën Kukës –Prizren dhe një marshim të sforcuar tre ditor nga Luma në Mat e në Tiranë, ku arriti me datën 10 nëntor.. Rajoni i saj i luftimeve shtrihej nga Medreseja në Laprakë dhe në kodrat e Domje me thellësi deri në Laknas, në krahun e djathtë të rrugës, midis Brigadës së I dhe Brigadës XXIII , që luftonte nga Vora e më tej. Përballë saj në anën tjetër të rrugës ishte Brigada X dhe batalioni “Antonio Gramshi”. Detyra e tyre: të bllokonin hyrjen dhe daljen e forcave gjermane nga Tirana.
Në Tiranë mbrohej një garnizon i fuqishëm gjerman, i pajisur me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë. Brigata e XXIV nga 11 deri me 17 nëntor zhvilloi ne rajonin e saj 10 luftime kundër forcave gjermane , në kushte të vështira moti (shiu të dendur), në mungesë të theksuar të armëve kundërtanke Ndërkohë nga Vora niseshin grupe të fuqishme për t’u futur në Tiranë. Kundër tyre Brigada e XXIV dhe Brigada e X , kishin ndërtuar barrikada në rrugë. Tanket gjermane pasi i gjuanin barrikadat me predha, së fundi sulmonin për t’i shkatërruar fizikisht me peshën e tyre të blinduar. Në këto ndeshje të egra me tanket gjermane partizanët e Br. XXIV luftonin me armët e këmbësorisë, me ndonjë granatë ,e rrallë, ndonjë antitank.Plus faktit që ata ishin nje Brigatë e sapokrijuar,e pastërvitur për luftën në qytete dhe kundër tankeve
Ditën që filloi sulmi vendimtar i forcave të Korpamatës I për clirimin e Tiranës me 11 nëntor, forcat e Br. XXIV kryen tre sulme, njërin te Ura e Lanës ( mbi rrugën Tiranë-Vorë,) një tjetër tek ura mbi lumin e Tiranës në rrugën Tiranë-Kamëz, të tretin kundër pikëmbështetjes armike në Domje Si rrjedhojë autokolona gjermane s’hyri dot në Tiranë dhe mori drejtimin për Shkodër.
Me 13 nëntor forcat e Br XXIV ne bvp ,e forcat e Br X, u mbrojtën kundër një force prej rreth 1000 ushtarë të nisuar nga Vora, shoqëruar me tanke, dhe një kompanie tjetër armike të nisur me të njëjtën detyrë nga Tirana të hapnin rrugën për në Vorë. Për më shumë se 5 orë ,prej Laprake deri në Kashar, u zhvilluan kundër tyre luftime të përgjakëshme. Megjthëse trupat gjermane, pasi lanë në rrugë shume të vrarë, mundën të hynin në Tiranë në mbrëmje, rruga Tiranë-Vorë mbeti përsëri e bllokuar.
Me 14 nëntor, po ai batalion gjerman , i nisur nga Tirana për në Vorë, për të spastruar dy anët e kësaj rruge, u godit nga Brigata XXIV në dalje të Tiranës dhe kur mbërriti ne Mëzes, u godit nga forca të Br.X. Vetëm pasi ishte errur, gjermanët u vunë përsëri në lëvizje drejt Vorës.Me 15 nëntor forca të Brigatës XXIV i dëbuan gjermanët nga autoreparti në dalje të Tiranës nga rruga e Durrësit dhe po këtë ditë, dy batalione të saj zhvilluan me forca gjermane një përleshje të përgjakëshme në terrenin e Laknasit.Me 16 nëntor dy batalione të Br. XXIV e goditën dhe e shpartallan rëndë grupin e luftimit armik që sulmoi nga fusha e aviacionit për të çelur me çdo kusht rrugën Tiranë-Vorë. Tupat gjermane ,të përqëndruara në Vorë, u shtrëguan të tërhiqeshin e mbylleshin në fortifikata. Po atë ditë, nje batalion i Br XXIV dhe një kompani e Br I s sulmuan armiqtë në afërsi të autorepartit.
Natën e 16 -17 nëntorit forca të Br.XXIV dhe të Br. X goditën trupat gjermane që u tërhoqën përfundimisht nga Tirana për në Vorë . Ushtarët gjermanë të bashkuar me trupa të tjera që vinin nga Vora ,të shumtë në numër e të shoqëruar me tanke, çanë pritën e vazhduan tërheqëjen. Me 17 nëntor partizanët e Korparmatës I çliruan Tiranën.
Brigada ka zhvilluar këtu luftimet më të ashpra në historinë e saj. Përballë tankeve dhe autoblindave gjermane, partizanët e Brigadës vunë gjokset e tyre duke shkruar faqe heroizmi të pashembullt. Tipik është luftimi dhe rënia e komandantit të kompanisë së dytë Vehbi Shehut dhe dy partizanëve të tjerë, Nuredin Brahës dhe Sadik Palushit. Bashkëluftëtari i së njëjtës llogore me to, Sadik Kërxhaliu, ka treguar kështu: “Dy tanke përpara dhe një autoblindë pas tyre po vinin drejt barrikadës së kompanisë së dytë… Vehbi Shehu me granata dhe një pushkë antitanke në dorë u nis në sulm drejt tankut të parë duke qëlluar mbi të. Kur u afrua 6-7 metra mori të hidhte granatat, por në këtë çast autoblinda e qëllon për vdekje. Ai ra buzë xhadesë afër barrikadës. Togkomandanti Nuredin Braha, dhe pas tij Sadik Palushi, u hodhën në sulm kundër tankeve, qëllonin me bomba dore dhe përparimi i tyre u bllokua. Nuredini mori në krah komandant Vehbiun për ta tërhequr, por sa u ngrit në këmbë u godit me dy predha, njëra në kokë dhe tjetra në anën e djathtë të gjoksit. Megjithatë ai ecte duke u lëkundur e i larë në gjak, në ndihmë i shkoi Sadiku, por edhe ky ra i vdekur nga plumbat e armikut. Nuredini bëri disa hapa, por nga plagët e rënda dhe pesha e komandantit që mbante në krah ra përtokë përpara pozicioneve ku po luftonte …e gjithë kompania jonë. Barrikadën tonë lumjane nazistët nuk e kaluan dot”.
Kështu ranë si trimat 16 partizanët te Brigadës XXIV,nga 194 luftëtarë që ranë dëshmorë për çlirimin e Tiranës.Mu të Kthesa e Kamzës, në dy pllaka të thjeshta mermeri janë gdhendur emrat e tyre. Tetë prej tyre ranë aty te “Kthesa “ dhe po aq ranë në pozicionet e tjera majtas e djathtas, nga ish autoreparti (sot Instituti Harry Fultz) e deri në kodrat e Domjeve. Këta janë :Abaz Tahir Peposhi, Lusën,Dervish Hasan Hasani,Dibër ,Elmaz Hasan Ademi, Bardhoc ,Gani Hajdin Duraku, Morin ,Hakik Sherif Gjici, Bushtricë ,Idriz Nuri Gafurri, Çajë ,Maliq Imer Topuzi Dibër ,Nuredin Tahir Braha,Bicaj ,Osman Halit Qinani, Arrën, Ramadan Muharrem Kotarja, Gjegje, Ramadan Hamit Shahu, Bardhoc,Sabri Islam Gjici, Bushtricë, Sadik Tahir Palushi, Palush ,Shefit Mehmet Smana, Çajë, Vehbi Ramadan Shehu, Bicaj, Xheladin Nuredin Mici, Gjegjën. Emri i shtatëmbëdhjetë është i dëshmorit të Br.1,Maksut Rexhepi.
Me 17 nëntor Br XXIV dhe XXIII morën urdhër që t’i ndiqnin trupat gjermane drejt Shkodrës. Me 22 nëntor në luftime kundër gjermano -ballistëve në Krujë bie partizani Xhafer Ollomani nga Borja. Me 24 -29 nëntor 1944 Brigada XXIV do të sulmonte për çlirimin e kryeqendrës historike të Veriut dhe terreni i saj i luftimit do të ishin kodrat e Bërdicës dhe të Beltojës, përballë mbrojtjes së fortifikuar gjermane dhe artilerisë së rëndë të vendosur në Kalanë e Rozafës. Në portat e Shkodrës ranë edhe 5 partizanë të tjerë të Brigadës së 24 S:Emri Metush Halilaj nga Bicaj ,Hasan Hysen Lika nga Lusna, Islam Ramadan Xhahu nga Gjegjni , Isuf Jashar Seferi nga Fshati dhe Imer Ramadan Mata nga Zapodi
Me pjesëmarrjen në çlirimin e Tiranës dhe të Shkodrës, me 22 dëshmorët e rënë këtu, Brigada e XXIV e kaloi me sukses provën e saj historike. Brigata u shpërnda në maj 1945.
Në këtë 80 vjetor të krijimit të saj kujtojmë më nderim dhe mirënjohje dëshmorët e saj , gjithë ish partizanët dhe kuadrot e tjerë drejtues si komandantin Ndreko Rino,(Hero i Popullit) komisarin Abedin Shehu e Zenel Hamiti, ish kuadrot e Brigades : Et’hem Gjinushi, Nijazi Hoxha,Petro Lalaj, Rasim Guri, dhe të batalioneve :Madan Haxhiu, Filat Muça, Teki Hasani, Abaz Shehu. Muhedin Kërxhaliu, Hasan Kerxhaliu (Hero i popullit) Anesti Andoni, Xhelal Gjidedaj. Llazi Lipivani, Abdi Mati, Ismail Shehu, Ramadan Halilaj, Teuta Agolli,Maliq Gashi, Hazir Onuzi, Nexhip Visha etj. Veteranët e saj sot janë të rrallë. Por ka prej tyre si Tosun Tota që ndonëse 98 vjeç nuk mungon kurrë të bëjë homazhe e tu flasë pasaardhësve të veteranëve , rinisë e nxënësve te Lapidari që i kushtohet dëshmorëve te Brigatës këtu në Tiranë ,te kthesa e Kamzës.