leoni

Shtabi i pergjithshem, 10 korrik 1943.(mungon ne foto vetem Bedri Spahiu)
Shtabi i pergjithshem, 10 korrik 1943.(mungon ne foto vetem Bedri Spahiu)

Sali Onuzi: LABINOT,10 KORRIK 1943: SHTAB MADHOR DHE USHTRI NACIONALÇLIRIMTARE

Për të fituar duhej një Ushtri, jo disa çeta.Për të pasur një ushtri duhej një organ drejtues e komandues. Ky do të ishte Shtabi Madhor i LANÇ. Ish përmendur që në Konferencën e Pezës,80 vjet me parë, ish vendosur qe kjo ushtri të ngrihej në Konferencën e parë të vendit në mars 1943 në Labinot.Deri në korrik kishin kaluar 4 muaj.Numri i partizanëve në çeta e batalione kish shkuar në 20 mijë.

Cfarë pritej për Shtabin Madhor ?

Siç del nga dokumentet Partia Komuniste, (Enver Hoxha , Ymer Dishnica,etj) po prisnin edhe Ballin në luftë( zogistët ,s’paku formalisht kishin hyre me Abaz Kupin e ndonjë aksion.)Aleatët perëndimor dhe kominterni kërkonin jo thjesht një front nacionalçlirimtar, por një front të bashkuar nacionalçlirimtar.Ky duhej të përfshinte gjithë forcat politike dhe ushtarake, gjithë fuqitë e armatosura. Në themelimin e saj PKSH  kishte vendosur që krijimin e ushtrisë ta realizonte në bashkëpunim edhe me parti të tjera politike dhe lëvizjen nacionalçlirimtare  (Rezolucioni i themelimit të PKSH. “PPSH,Dokumente kryesore, vëllimi 1, Tiranë 1971,f.25.)

Por Balli Kombëtar po vonohej.Kriza e situatës së pushtuesit dhe faktorë të tjerë çuan në mbledhjen e Këshillit të Pergjithshëm Antifashist NÇ në Labinot me 4 korrik 1943.Këtë e kish bërë emergjente edhe arritja në Labinot e një  misioni ushtarak britanik me në krye Bill Maklin ku priste të takohej me një autoritet përfaqësues ushtarak në shkallë kombëtare për të biseduar për bashkëpunimin dhe ndihmën aleate.

Me 4 korrik Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi me votim 12 anëtarë të Shtabit të Pergjithshëm, Enver Hoxhën, Spiro Moisiun, Ramadan Çitakun,Haxhi LLeshin, Dali Ndreun, Mustafa Xhanin, Abaz Kupin, Myslym Pezën, Mustafa Gjinishin, Ymer Dishnicën,Sejfulla Maleshovën dhe Bedri Spahiun.Politikanë dhe ushtarakë profesionistë,nga të gjitha rajonet e vendit, komunistë , dhe të paparti.Ky Shtab e merrte besimin dhe statusin e tij direkt nga Këshilli i Përgjithshëm NÇ,duke qenë kështu një komandë e përbashkët ushtarake me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta. Për efekt drejtimi të tij Shtabi zgjodhi me datë 5 korrik kryetarin ( komandantin) major Spiro Moisiun dhe komisarin politik, Enver Hoxhën.

Shqipëria kish pasur përvojën e saj të ngritjes e të funksionimit të Shtabit Madhor, e para në vitet 1913-1914, dhe e dyta nga 1920 më 1939.Në të dy herët Shqipëria kish dështuar.Herën e parë për shkak të ndërhyrjes së rëndë e të padrejtë të ndërkombëtarëve ( Komisioni Ndërkombëtar i kontrollit) që ndërprenë veprimtarinë e Qeverisë së përkohëshme të Vlorës , dhe herën e dytë me dështimin e Shtabit Madhor shqiptar , për arësye politike ( kapitullimi i mbretit etj) në prill 1939.

Ky që po krijohej me 4 korrik 1943,do të mbante po atë titull, Shtabi Madhor i Luftës, për koicidencë do të kishte në krye po një major(si më 1913) ,do të thyente traditat klasike duke futur në Shtab edhe civilë dhe ushtarakë.Por ky Shtab Madhor ndryshe nga dy të parët do ta çonte Shqiperinë në fitore, në çlirimin e saj nga pushtuesit nazifashistë. Ne Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare u aktivizuan edhe shume oficerë patriotë  të ushtrisë monarkiste, të përgatitur në shkollat ushtarake brenda dhe jashtë vendit , në Itali.Këta sollën përvojën e tyre në organizimin e Shtabit dhe në funksionimin e tij (pastaj dhe të Ushtrisë).Ndryshe siç pat ndodhur në ushtrine partizane jugosllave ku Shtabi i përgjithshëm me 1941 u ngrit me 10 punëtor “proletarë” ( asnjë ushtarak) dhe ata për një kohë të shkurtër jo vetëm që nuk drejtuan , por u vranë edhe vetë duke dhënë shembullin e tyre proletar në vijën e parë.Pas këtij deshtimi ftuan per te kryesuar Shtabin e Pergjithshëm të ushtrisë partizane jugosllave një kapiten malazez ( Arso Jovanoviç), ish ofcer i ushtrise monarkiste që kish dalë malit me nje çetë antifashiste.

Enver Hoxha, komisar i Shtabit Madhor dhe disa anëtarë të Shtabit,në Labinot,me oficerë britanikë, korrik 1943.
Enver Hoxha, komisar i Shtabit Madhor dhe disa anëtarë të Shtabit,në Labinot,me oficerë britanikë, korrik 1943.

Me datë 9 korrik Shtabi Madhor shqiptar i Luftës NÇ diskutoi dhe miratoi Planin e bashkëpunimit që do tu paraqitej aleatëve britanikë, që ishte dokumenti i parë madhor i tij në aspektin strategjik.Aty parashikohej se ç’forca mund të ngrinte çdo krahinë, sa armë duheshin , sa municion etj për secilën prej tyre.Dhe kjo iu paraqit misionit britanik me datë 10 korrik 1943, atë ditë që u shpall publikisht krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të Luftës NÇ.

Po me 9 korrik Keshilli i përgjithshëm në Proklamatën e tij ftonte Ballin kombëtar në bisedime me shpresë se ky do të hynte në luftë,madje edhe në përbërjen e Shtabit Madhor ( ku ishin lënë vende rezervë). Po Balli kombëtar nuk donte të hynte në Frontin Nacionalçlirimtar, e rrjedhimisht as në Shtabin madhor. Sepse Balli nuk ia delte dot të konkuronte Partinë komuniste në këto institucione të Luftës ( Këshill, Shtab etj) për shkak të popullaritetit të madh që kishte fituar Partia Komuniste dhe Fronti NÇ.Bali Kombëtar donte një Shqipëri nën sundimin e tij. Në Konferencën e Mukjes ,Balli u përpoq t’i sfidonte organizmat e krijuar deri atëherë të LANÇ dhe pas pushtimit gjerman u lidh me pushtuesit e rinjë dhe u bë një bashkëpunëtor i tyre i hapur, me shpresë se nëpërmjet tyre do t’a thyente” nacionalçlirimtaren , ose “komunistët” dhe pas largimit të gjermanëve pushteti do t’i binte në dorë dhuratë.As Balli Kombëtar , as Legalitei pas tij dhe as bajrakatarët e veriut, nuk mundën të krijonin dot ushtri dhe shtab madhor.

Me 10 korrik 1943 Shtabi drejtonte një ushtri partizane vullnetare nacionalçlirimtare ( UPV NÇ) Ende jo një ushtri e rregullt. Shtabi do ta udhëhiqte atë dhe do të ngrinte popullin në luftë, do të krijonte Brigada sulmuese,Shtab operativ dhe shtabet e qarqeve.Kjo ushtri do të përballonte operacionin e rëndë të Dimrit 1943-44, dhe në pranverë do të gjallërohej e hidhej në mësymje.Në këtë dimër Shtabi i Përgjthhëm dhe ushtria partizane vullnetare NÇ kaluan një provë të vështirë. Komanda e tij mbeti e rrethuar për disa javë në Çermenikë-Shëngjergj – Martanesh,po ndërkohë pjesa tjeter e Shtabit ndodhej në krye të detyrës , në zona lufte, në Korçë ( Haxhi LLeshbi) në Berat ( Ramadan Çitaku,) ne Pezë, (Myslym Peza), në Gjirokastër (Bedri Spahiu) etj, të cilët komanduan dhe drejtuan, duke treguar ndjenjë pergjegjësie e inisiativë.Drejtimi dhe komandimi i Ushtrisë dhe njësive të saj nuk u ndërpre, ashtu si dhe krijimi i brigadave të reja.

Gjeneral Major Spiro-Moisiu me kapiten Tomas Stefanin ,shef i ndërlidhjes se misionit ushtarak amerikan.
Gjeneral Major Spiro-Moisiu me kapiten Tomas Stefanin ,shef i ndërlidhjes se misionit ushtarak amerikan.

Kongresi i Permetit, 24-28 maj 1944, është një etapë shumë e rëndësishme në historinë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.Ky Kongres caktoi postin e komandantit të përgjthshëm ( gjeneral kolonel Enver Hoxha,)votoi Shtabin e Përgjithshëm , (Shef i Shtabit madhor,general-major Spiro Moisiu,) vuri gradat ne ushtri,urdhëroi krijimin e njësive të mëdha, divizion e korparmata. Në zbatim të vendimeve të tij,Ushtria NÇ përballoi operacionin e qershorit 1944,. Në këtë fazë ndodh dërgimi i përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UNC të eShqipërisë në Bari në Shtabin aleat te Mesdheut dhe njohja e ushtrisë Nacionalçlirimtare si forca e vetme qe luftonte kundër pushtuesve gjermanë.Në fazën e fundit UNÇ nis mësymjen e përgjthshme për çlirimin e Shqipërisë: operacioni për çlirimin e Tiranës( 29.10-17.11.1944) e të Shkodrës me 23-29 nëntor 1944.

Ajo që kish ndodhur në prill 1939, indiferenca ndërkombëtare ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë,kish marrë fund: në tribunën e festës së çlirimit të Tiranës, me 28 nëntor 1944, krahas liderëve shqiptarë të Luftës ANÇL ishin edhe përfaqësuesit ushtarakë të Fuqive të Mëdha aleate, SHBA-s, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit sovjetik; gjashtë avionë britanikë fluturonin mbi Tiranë dhe flamuri amerikan valëvitej lirisht krahas atij shqiptar.Ish një situatë krejt tjetër,po dhe një Shqipëri tjetër, të cilën e ngriti dhe e nxori në dritë pikërisht Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …