Sali Onuzi: Shqipëria kishte një Lëvizje të fuqishme antifashiste

Ky vit është vit i 70 vjetorit te fitores se Luftës Antifashiste të Popullit shqiptar, pra edhe i fitores së Lëvizjes Antifashiste te tij. Lufta dhe Lëvizja kanë qenë të lidhura ngushtë mes tyre. Populli shqiptar ia doli që përballë pushtimit fashist të ngrinte gradualisht një Lëvizje të fuqishme antifashiste që erdh e u institucionalizua me krijimin e Frontit Antifashist Nacionalclirimtar( 16 .09.1942), të organizatave e shoqatave antifashiste Lëvizja kishte si qëllim vetdijësimin e popullit shqiptar për gjendjen e pushtimit, frymëzimin e besimin e tij në fitore. Kishte përballë një ushtri të madhe armike që kish vënë në qarkullim një  propogandë mashtruese “ për clirimin e Shqipërisë”, “ për krijimin e Shqipërisë së madhe”, por edhe veprimtarinë e reaksionit vendas që i shkonte pas  me “ nuk i delet Italisë, është fuqi e madhe, gjermani po ashtu,” madje” ky nuk kish ardhur si pushtues”, ishte gjoja në kalim, na njeh si shtet të pavarur “ etj etj.

Kësaj propagande demobilizuese e shkombëtarizuese iu kundërvu Lëvizja Nacionalclirimtare me forma të tilla si takime e biseda ,protesta dhe demonstrata dhe me shtypin e saj ilegal . Ilegalët u bënë shpirti i Levizjes. Në veçanti rinia, sidomos ajo e shkollave te mesme dhe punëtorët. Mu te dera e Ministrisë së sotme  të Mirëqenies Sociale dhe te Rinisë është pllaka që përkujton Strehën Vorfnore të Tiranës, nxënësit e të cilës, ( thotë pllaka) morën pjesë aktive në luftë kundër pushtuesve dhe tradhtarëve te vendit. Lexuesi mund të kujtojë me këtë rast  filmin e bukur artistik të Kinostudios sonë, aq  mirë të realizuar ,“ Lulëkuqet mbi mure”.Po rinia e gjimnazit te Tiranës, të Shkodrës,të Liceut të Korçës, të Institutit pedagogjik të vajzave  në Tiranë,shkolla Tregetare ne Vlorë, e sa e sa të tjerë u shquan në këtë lëvizje të fuqishme ashtu si punëtorët e Kucovës, ato të ndërtimit  etj.

 Mund të kujtojmë edhe “ Debatikun”,organizatën antifashiste te Fëmijëve te kryeqytetit Sado të rinj, ata kryen aksione te suksesshme ( punë që mund t’i bënin vetëm të vegjlit pa rënë në sy të milicisë fashiste  dhe të xhandarëve të qeverisë kuislinge), si shpërndarje traktesh, djegie makinash të armikut, shërbime informative ,korrier etj.Shumë anëtar të Debatikut  u burgosën dhe u tortuaruna nga fashistët. Me vonë disa prej tyre dhanë jetën për liri në radhët partizane. Kinematografia shqiptare e ka skalitur me filmin e famshëm “ Debatik” te regjisorit Hysen Hakani, ish debatikas.

 Lufta në qytete, jeta e ilegalit kane qenë  sa të rëndësishme aq edhe të vështira. Komandantë të shquar në drejtimin e batalioneve dhe brigatave të UNC e kanë vlerësuar shkallën e rrëzikut të lëvizjes antifashiste ne qytete, ku  largimin prej andej e prisnin me kënaqësi

 Lëvizjes antifashiste shqiptare pushtuesit italianë dhe gjermanë i vunë kundër masa të rënda e të ashpra, terrorin, burgimet, internimet në kampe përqendrimi   e pushkatimet. Pushtuesit  burgosën dhe dërguan në kampe internimi dhe përqendrimi mijëra të rinjë dhe te reja shqiptare, në Mathauzen,Aushvic, Dahao, Ravensbruk, Bukenvald, Ventotene, Selanik,Porto- Romano, Prishtinë etj .Edhe atje shqiptarët u shquan për pjesëmarrje në lëvizjen antifashiste. Mjafton te kujtojmë këtu Ali Kucin, nga Vlora, që u bë i njohur në shkallë botërore për udhëheqjen e tij në kampin e tmerrshëm te Dahaut, Gjermani, duke u shpëtuar jetën mijëra të burgosurve në kamp.Shumë shqiptarë të dërguar në këto kampe të vdekjes u vranë, e disa prej tyre shpëtuan rastësisht nga vdekja e sigurt. Bezat Imaj, nga Gjirokastra, i radhitur me shokët për tu pushkatuar, shpëtoi rastësisht nga që nuk e kapën plumbat. Pat ardhur në Shqipëri pas viteve nëntëdhjetë një grup i televizionit  gjerman dhe e pat  intervistuar për të dëshmuar si vuajtjet në kamp edhe sjelljen humane pas lufte   të qytetarëve të zakonshëm gjermanë që i strehuan dhe ushqyen në shtëpitë e tyre të internuarit që kishin dalë gjallë nga kampet si Bezati, Beqir Xhepa nga Tirana, e shumë të tjerë .

Ne fakt historiografia shqiptare është ende deficitare në paraqitjen e levizjes antifashsite ne burgje( kënga e famshme e Mine Pezës “ ku kam djalin ku kam vajzën, m’i kanë mbylle në burg të zi, farefisin ma kane tretur ,larg në ishuj në Itali.) dhe sidomos në kampet e internimit dhe në kampet  e përqendrimit. Padyshim edhe letërsia artistike, e cila megjithatë ka sjellë si dëshmi romanin e shkëlqyer të Petro Markos “ Nata e Ustikës” .

 Në Shkodër me 22 qershor 1942 ne Fushë-Firej në qytetin e Shkodrës ranë heroikisht kundër qindra italianëve Branko Kadia, Jordan Misja dhe Perlat Rexhepi.  Nesër-pasnesër i gjithe burgu i Shkodrës  këndonte këngën e Tre heronjëve “ C‘ka po thotë Kadia flakë le të kallet shpia, ta marre vesh Shqipnia se na i dalim zot/, te cilën e kish kompozuar me një mandolinë  i burgosuri Kol Jakova.  U çmendën milicët duke u përpjekur ta shuanin, por me kot, kënga fluturoi ne gjithë Shqipërinë. Jakova tregonte se kur doli nga burgu e kish dëgjuar të këndohej   në Jug të Shqipërisë, pa çka se nuk ia njihnin autorin. Antifashizmin e përhapnin shpirtrat e njerëzve , zemrat e tyre.

Lëvizja dhe Lufta zhvilloheshin  të lidhura ngushtë si mishi me kockën. Ka një rast interesant . Në Durrës më 1944 , me që pushtuesit  gjermanë se ndalonin as luftën e as lëvizjen brenda në qytet arritën deri aty sa evakuan gjithë popullsinë e qytetit., e nxorën jashtë Durrësit. E  megjithatë nuk ia dolën dot ta ndalonin levizjen antifashiste NCl.

Bazat e Lëvizjes ishin shtëpitë e ilegaleve nëpër qytete, apo kasollet e thjeshta të fshatarëve dhe të malësoreve Kjo Lëvizje antifashiste shqiptare, në të cilën u përfshirë gjithë shtresat e popullisë së Shqipërisë, “ pa dallim feje, krahine dhe ideje” coi natyrshëm drejt organizimit të formacioneve ushtarake antifashiste partizane,të njesiteve guerile, të cetave,  të batalioneve, të brigatave( 24 të tilla)  etj Kjo lëvizje antifashiste është dëshmi e shpirtit të paepur e të pamposhur të popullit shqiptar është dëshmi e patrotizmit , e mencurisë dhe e guximit të tij. Ajo gjithnjë është vlerësuar lart si fenomen historik i shqiptarëve gjatë luftës së Dytë Botërore. Prandaj ka zënë një vënd të merituar në kujtesën e popullit tonë, në Historinë e Shqipërisë dhe në studimet që janë bërë  e bëhen për të .

Pikërisht se Lëvizja antifashiste ka një vlerë të tillë historike armiqtë e Shqipërisë  janë përpjekur ta mohojnë atë. Madje mu në Konferencën e Paqës në Paris, më 1946, ish kryeministri grek Caldaris në vijim të akuzave të tij për gjoja  agresionin ushatarak të Shqipërisë ( në fakt të  Italisë fashiste ) ndaj Greqisë ,pat thënë se lëvizja partizane,levizja popullore antifashiste në Shqipëri  nuk kishte ekzistuar, se gjoja për mungesë të kësaj lëvizjeje edhe  ushtrinë e rregulltë në Shqipëri  në Luftën e Dytë Botërore e paskeshin pas krijuar aleatët !

Po Levizja antifashiste shqiptare ka bërë emër në botë.,ndërsa  emrin e Caldarisit Bota e ka harruar. Aleatët e mëdhenj antifashistë, SHBA, Britania e Madhe dhe B. Sovjetik e cmuan lart luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë që në fund të vitit 1942. Bota njeh dhe  cmon me respekt popullin shqiptarë për kontributin që ka dhënë me Luftën e tij Nacionalçlirimtare, me Ushtrine e tij NÇl, me heronjtë dhe dëshmorët e tij . Është kjo Lëvizje antifashiste humane dhe shumë e organziuar që pas kapitullimit të Italisë strehoi dhe shpëtoi 15 mijë ish-ushtarë italiane; që shpëtoi  qindra hebrenj nga gjermanet, sa asnjë prej tyre ata nuk e futen në dorë.Një rast unikal ne Europë. Tridhjetë infermjere dhe sanitarë amerikanë , avioni i te cilëve ra në Shqipëri,  të kërkuar gjurmë pas gjurmë nga gjermanët, për 62 ditë dhe netë u strehuan nëpër shtëpitë e fshatarëve dhe qytetarëve shqiptarë dhe kaluan nga Elbasani në Bregdet e prej aty në Italinë e cliruar nga amerikanët dhe britanikët, është  gjithashtu nje rast për të treguar se  cfarë mund të bënte Levizja antifashiste në Shqipëri.Madje ky rast u suall edhe si shembull ne Konferencën e Paqës të Parisit.

Lëvizja Antifashsite Nacionalçlirimtare është një monument i madh i historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …