Kur armiku i tërbuar
Na sulmonte, na godiste
Si nga toka, si nga qielli;
Kur nga tymi dhe nga flaka
Prapa reve fshihej dielli,
Kur Ushtria jonë shqiptare
Bënte Luftën Çlirimtare.
Këtu në Berishën heroike
Një zë doli për herë të parë,
Përmes valëve të kësaj radio,
Shpërtheu himni ynë kombëtar.
Nga gëzimi, mallëngjimi
Në këmbë u ngritëm,
U gatitem:
Nënë e bijë e babë e bir,
Kur dëgjuam zërin e ëmbël
“JU FLET KOSOVA E LIRE!”
U mahnitem,
Me lot në sy të gjithë thërritem:
“Rroftë Kosova jonë shqiptare
Rroftë Ushtria Çlirimtare!”
Shkrimtari e atdhetari, Salih Krasniqi, nga fshati Tërpezë