Ish-komandanti i Brigadës 136, të Zonës Operative të Dukagjinit, Salih Lajçi, ka reaguar pas një emisioni në TV-Dukagjini, i cili e ka marrë rolin e hetuesit të krimeve të luftës së UÇK-së, paralelisht me Gjykatën Speciale. Salih Lajçi, ish i burgosur politik, veprimtar dhe familje dëshmorësh ka reaguar pasi emri i tij është përmendur nga Shpëtim Hajdari, gjoja i përfshirë në vrasjen e babait të tij, Ismajl Hajdari. Ish-eprori i lartë i UÇK-së e ka ftuar atë dhe kush do që ka njohuri për këto krime t’i drejtohet prokurorisë. “Pasi pashë disa portale, të cilat kishin publikuar një emision të televizionit Dukagjini (më datë 11/12/2019), ku Shpetim Hajdari më akuzon publikisht për implikim në vrasjen e babait të tij, ftoj jo vetëm atë, por të gjithë ata që kanë njohuri lidhur me këtë vrasje, t’i dërgojnë të dhënat që posedojnë në prokurorinë përkatëse. Unë nuk do të deklarohem për media deri në përfundimin e hetimeve që janë në proces. Me këtë besoj më së miri do t’i kontribuoj procesit hetimor. Sinqerisht, Salih Bekë Lajçi!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …