leoni

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Salih Mustafa ankohet në Kushtetuese: Pretendon se dënimi prej 15 vjetësh është joproporcional me veprën penale

Salih Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dorëzuar më 24 prill 2025 një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Gjykates speciale të Hagës, përmes së cilës kundërshton vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme të 25 shkurtit 2025, që la në fuqi dënimin me 15 vjet burgim për krime lufte. Mustafa pretendon se vendimi është në kundërshtim me nenin 33 (3) të Kushtetutës së Kosovës, i cili garanton proporcionalitetin e dënimit me veprën penale. Sipas tij, Apeli dhe Supremja kanë dështuar të aplikojnë këtë parim, duke sjellë një dënim arbitrar dhe të paarsyetuar. Mbrojtja e Mustafës thekson se gjykatat nuk kanë përcaktuar standard të qartë për matjen e proporcionalitetit dhe nuk kanë marrë parasysh praktikën gjyqësore të kohës kur janë kryer krimet, duke përfshirë faktorë si rrethanat lehtësuese dhe rënduese, si dhe kontekstin e asaj periudhe. Ky është rasti i dytë që Mustafa ankohet në Kushtetuese. Në ankesën e parë, më 17 prill 2025, kërkesa e tij për shkelje të të drejtave themelore u shpall e papranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, Arbër Rexhaj të kujtojë mbështetjen tonë në Prizren

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se grupi i saj nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do …