Duke folur për zërat për nisjen e procesit për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së dhe përballjen e veteranëve mashtrues me drejtësinë, profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të veprojë me pragmatizëm sa i përket çështjes së veteranëve të UÇK-së. Ai ka theksuar më tutje se ky proces patjetër duhet të ndriçohet deri në fund. Procesi i hetimit të veteranëve duhet të realizohet nga qendra dhe jo nëpër gjykata themelore sepse shpërndarja nëpër gjykata do ta bënte këtë çështje pazari. Ai ka shtuar më tutje se do të jetë e pamundur që 20 mijë persona të nxirren para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …