Investimet s’kanë të ndalur nga komuna e Hanit të Elezit, një ndër to është edhe pajisja me mjete sportive e Sallës së Sportive të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë, investim i cili është i nevojshëm për zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve dhe komunitetit. Drejtori i shkollës, arsimtarët dhe gjithë qytetarët e fshatit Paldenicë e falënderojnë komunën e Hanit të Elezit, kryetarin e komunës dhe drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit-së për përkrahje e vazhdueshme duke përfshi edhe investimin e fundit.