Sam Fabrici: Nuk ka stabilitet në rajon nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje

Sam Fabrici: Nuk ka stabilitet në rajon nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje

Thirrjet për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjen e marrëveshjes për Kosovën dhe Serbinë, kanë vazhduar gjatë gjithë javës që e lamë pas nga ndërkombëtarët. I fundit që i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet, është Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici. Ai ka thënë se, nuk ka stabilitet në rajon nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje. Fabrici po ashtu ka thënë se, pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Sipas tij, Bashkimi Evropian në vazhdimësi i ka bërë thirrje të dyja vendeve për normalizim konstruktiv të marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …