Policia nuk mund të kryejë asnjë aksion kundër Millan Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviqit dhe 11 personave të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova që u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor, ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Fakti se ata janë vendosur në këtë listë nuk nënkupton se ka bazë ligjore për të kryer aksion ndaj tyre porse ka bërë të ditur se në rast se kanë informacione që ndërlidhen me krimin atëherë do të ketë veprime. “Nëse prokuroria kërkon nga ne, ne do të veprojmë. Nëse ne hasim në informacione që ndërlidhen me krim, ne prapë do të veprojmë por vetëm pse ata janë në listë të zezë ne nuk e kemi atë mundësi të veprojmë për shkak se nuk kemi bazë ligjore. Por nëse prokuroria vlerëson që ato veprime paraqesin vepër penale ne absolutisht jemi në dispozicion që të veprojmë dhe do të veprojmë ndaj çdonjërit që ka nevojë”, deklaroi Mehmeti, të premten më 24 dhjetor, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …