leoni

Sami Fejza: Ish-ushtari i UÇK-së fton qytetarët e Prishtinës që në zgjedhjet e tetorit ta votojnē Selim Pacollin

Sami Fejza: Ish-ushtari i UÇK-së fton qytetarët e Prishtinës që në zgjedhjet e tetorit ta votojnē Selim Pacollin

Për kontributin e familjes Pacolli, e më saktësisht Behxhet Pacollin me vëllezërit e tij, kemi shumë pak informata.

Shumica e informatave shpeshherë janë keqinterpretuar dhe u është dhënë konotacion negativ. Por e vërteta është ndryshe nga dezinformatat.

Pacollët kanë dhënë e vazhdojnë të japin shumë kontribut në ndërtimin e vendit, si materialish po ashtu edhe politikisht.

Puna e ndershme i ka bërë të jenë ata që janë sot. Shumë familje nga Kosova dhe të gjitha trojet shqipëtare punojnë dhe ndërtojnë anë e mbanë botës në firmën “Mabetex”, që është pronë e kësaj familje. Qytete të tëra janë ndërtuar nga kjo firmë.

Puna e “Mabetexit” mund të shihet edhe në Prishtinë. E kontributi i familjes Pacolli nuk përfundon me kaq. Po ua përkujtoj që Selim Pacolli kishte ardhë gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës nga kurbeti dhe ishte kyçyr direkt në vijën e parë të zjarrit, përkundër ndihmës së madhe materiale që kishin dhënë për luftën çlirimtare.

Edhe politikisht Behxhet Pacolli është angazhuar maksimalisht në politikbërje në Kosovë e posaqërisht në rritjen e numrit të njohjeve të Pavarësisë së Kosovës nga shumë vende të botës.

Angazhimi i familjes Pacolli nuk mbaron vetëm me kaq. Ata japin shumë nga pasuria e tyre për bamirësi dhe këtë e bëjnë me shumë dëshirë dhe modesti. Ata kurrë nuk dalin para mediave për të treguar bamirësitë e tyre, thjeshtë e bëjnë nga zemërgjerësia dhe dashuria që kanë për vendin dhe popullin.

Unë po e bëj këtë shkrim për të vlerësuar kontributin e kësaj familje pa kurrfarë interesi dhe duke i njohur për së afërmi si familje.

Duke pasur parasysh këto që i thashë më lartë dhe shumë e shumë gjëra tjera që nuk i kam cekur në këtë shkrim u bëj apel të gjithë shokëve, dashamirëve e bashkluftëtarëve të mi që ta përkrahim Selim Pacollin në kanditaturën e tij për të parin e Prishtinës. Me punën e tij si Nënkryetar i Prishtinës ka dëshmuar se është njeriu i duhur për këtë pozitë.

Prishtina e meriton një lider që sheh përtej të tashmes.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …