leoni

Kurteshi

Sami Kurteshi: E kam nxjerrë jashtë një person, sepse nuk kishte maskë, por nuk e kam sharë as e kam fyer

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në objektin e KQZ-së, ku ishte i përfshirë, edhe pse në fillim e kishte mohuar për mediet, madje e kishte quajtur gënjeshtër. Ai sot ka pranuar se e ka nxjerrë jashtë një person pa maskë i cili ishte në korridorin e KQZ-së, ndërkaq tha se nuk ka pasur as sharje e as fyerje, e as ndonjë sulm ndaj tij. “Rastësisht e kam pa një djalë pa maskë, dhe e kam pyet ku e ka maskën, edhe nuk më ka bë zë. Ai ka dal jashtë”, tha Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së. Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e djeshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dyshohet se një zyrtar i këtij institucioni është sulmuar për shkak të mos mbajtjes së maskës, nga anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ishte raportuar rreth orës 12:20.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …