Kurteshi

Sami Kurteshi: Ministrja Dhurata Hoxha nuk i bën nder Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në interpelancën e Qeverisë lidhur me  vdekjen e dyshimtë në Burgun e Prizrenit  të Astrit Deharit ka thënë se ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me fjalimin e saj, në Kuvend  e ka bindur se ka pasur dorë në vrasjen e Deharit. Hoxha ka mbajtur përgjegjës kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe këtë parti për vdekjen e Astrit Deharit. Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e ministres Hoxha. Ministrja po më bind se ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e Astrit Deharit. Kjo ministre nuk i bën nder Qeverisë. Një ministër i Qeverisë nuk ka hapësirë të fol sa të dojë sepse këtu kanë hapësirë deputetët. Me fjalime të tilla mund të paraqitet para kryeministrit. Gjyqësori ka vërtetuar me të gjitha faktet materiale se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë dorë në sulmin ndaj Kuvendit. Dehari është mbyllur në burg. Duam të dimë kush e ka montuar këtë rast”, ka deklaruar Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …