Kurteshi

Sami Kurteshi: Për rastin e Astrit Deharit, familja e avokati kanë kërkuar hetim ndërkombëtar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në konferencën e mbajtur sot për rastin e Astrit Deharit, tha se familja e avokati kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin Dehari, por sic thotë ai, dikush po e ngadalson këtë punë. Familja nuk ka kërkuar vetëm t’ i shohë dokumentet që ka krijuar policia dhe prokuroria. Familja Dehari ka bërë kërkesën menjëherë pas rastit për hetim ndërkombëtar. Kuvendi ka nxjerr rezolut që lejon hetimin. Qeverisja Mustafa me Ministrin e Drejtësis kanë bërë përpjekje për të mos lejuar një hetim ndërkombëtar. Ish ministrja e Drejtësis ka kërkuar edhe përndjekje të ndërkombëtarëve që kanë marr pjesë në obduksion. Kryeministri Haradinaj kishte premtuar hetim ndërkombëtar, por sipas tij deri tani nuk është ndërrmar asgjë. Qeveria ka marr vendim që të lejohen 50 mijë euro për hetim ndërkombëtar. Tashmë kanë kaluar dy muaj e gjysmë dhe familja nuk ka asnjë informatë në lidhje me rastin”, thotë Kurteshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …