Deputeti i Vetëvendosjes dhe anëtar i Kryesisë së kësaj Lëvizje, Sami Kurteshi, i ka quajtur të dhimbshme dorëheqjet e fundit të cilat kanë ndodhur brenda kësaj partie. Ai theksoi se nuk ka dallime politike, ideologjike dhe filozofike mes anëtarëve të Vetëvendosjes, duke përfshirë këtu edhe ata që kanë dhënë dorëheqje, andaj sipas tij as vet nuk i di arsyet e sakta të këtyre dorëheqjeve. Ai ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët pa dallim janë të shqetësuar me zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes, duke thënë se mosmarrëveshjet kanë mundur të zgjidhen brenda organeve të partisë para se të bëhen publike.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …