Në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë renë shumë dëshmorë e martirë, madje meshkuj të tërë të familjeve shqiptarë janë sakrifikuar për lirinë e atdheut. Më 28 mars të viti 1999 në ditën e masakrës së Izbicës ka rënë luftëtari i lirisë Sami Loshi por jo vetëm po se bashku më babin e tij Jasharin 50 vjeç dhe gjyshin e tij Selamin 80 vjeç. Ata sot i ka kujtuar Sami Loshi i ri i cili ka lindur pas rënies së tyre por edhe e mbanë me krenari emrin e babait të tij dëshmorë. Ai ka thënë së nga familja e tij u flijuan tre breza që brezi katër të jetojë në liri. “Sot, më datë 28.03.2019 bëhen 20 vite nga ndarja jote nga kjo jetë! Unë nuk pata fatin që të takoj dhe të dijë vlerat tua, mirëpo nga fjalët e familjareve, njerëzve dhe shokëve tu, me bëjnë të ndihem krenar që mbaj emrin tënd. Mirësia, butësia dhe fjalët e mira që kam dëgjuar për ty me bëjnë që me mburrje t’iu tregoj të tjerëve se emrin e kujt e mbaj. Ti nuk u flijove vet por se bashku më babin tuaj e gjyshin tënd, u flijuat tre breza që ne brezi katër të jetojmë në Kosovën e lirë. U prefsh në paqe Babai im i dashur”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …