Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, komandanti i Zonës së Drenicës, gjatë luftës, Sami Lushtaku ka folur pas vizitës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ne Skenderaj. “Më vjen keq që Albin Kurti ka ardhur me forca të shtuara të Policisë dhe pershtypja ime dhe e opinionit në Skenderaj ishte sikur gjatë luftës. Kurti nuk duhej të vinte në Drenicë me polici, sepse shumë aktivistë të Vetëvendosjes kanë ardhë kanë pi kafe në Skenderaj dhe kanë dalë sikur nga çdo qytet tjetër, unë mendoj se Kurti e ka provokuar qytetarin e Drenicës. E ka provokuar me vetë faktin se para dy ditësh ishte në Mitrovicë dhe nuk ka pasur aq shumë forca policore sa i pamë, në Skenderaj. Sheshi i Skenderajt ka qenë me plot policë, me maska e pa maska dhe unë mendoj që ky është një provokim që iu ka bërë Drenicës dhe komunës së Skenderajt”, tha Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …