Duke folur lidhur me mos ndarjen e Buxhetit të Shtetit për komunën e Skënderajt, nga regjimi i Albin Kurtit nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar atë me ish-kryekriminelin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Nënkryetari i Skenderajt, nga Partia Demokratike e Kosovës, e konsideron absurde mospërkrahjen e Qeverisë për vitin 2024. Ai ka saktësuar me këtë rast se vetëm nën udhëheqjen e Kurtit e Millosheviqit, nuk është përkrahur Skenderaj. Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini, prandaj kësi lloje situatash kemi parë veç në ish-sistemin e Millosheviqit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një komunë të këtë zero investim, prandaj Albinin e shoh gati njësojë si Milloshoviqin. Unë Albinin e shoh më shumë së sa rival politik, e diskriminon një komunë siç është komuna e Skenderajt, është vërtetë për keqardhje për kryeministrin që e drejton një vend”, ka thënë, Sami Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …