Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, duhet ta respektojmë vullnetin e sovranit

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku këto zgjedhje këtë parti e kanë renditur në vendin e tretë.  Ai ka shkruar se alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëherë kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij. Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …