leoni

Sami Lushtaku; Dalja e parë publike e UÇK-së, më 28 nëntor 1997, dëshmi e një momenti që ndryshoi historinë

Sami Lushtaku: Dalja e parë publike e UÇK-së, më 28 nëntor 1997, dëshmi e një momenti që ndryshoi historinë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e quajti dëshmi të një momenti që ndryshoi historinë, 28 nëntorin e vitit 1997, daljen e parë publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E lidhur me këtë ngjarje historike, sot në Llaushë u zbulua memoriali i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, moment që Lushtaku e quan kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. “Më 28 Nëntor 1997, Llausha u bë dëshmitare e një momenti që ndryshoi historinë: dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një thirrje për liri dhe një betim për atdhe, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Po sot në Llaushë, pas 27 vitesh, e zbuluam memorialin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky memorial është një kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. Nga kjo ditë, rruga drejt çlirimit u bë e pandalshme.  Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj!”, ka shkruar Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t' iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Luka Mishetiq, në Gjykatën Speciale ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë ku diskreditohet dëshmitari, Sokol Bashota

Avokati, Luka Mishetiq i cili udhëheq ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, në Gjykatën Special  ka kundërshtuar …