Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sami Lushtaku do të dorëzojë sot padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrën e avokates Besjana Ismajli, e cila kryeson ekipin mbrojtës të Lushtakut. Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit. Konferenca do të mbahet në zyrën e avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. ‘Motrat Qiriazi’ D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00, ka njoftuar PDK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …