Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të komunës së Skënderajt

Sami Lushtaku e ka quajtur lajm të turpshëm dhe skandaloz shkarkimin e Fadil Kodrës, nga Ministri i Albin Kurtit

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës dhe Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku e ka quajtur lajm të turpshëm dhe skandaloz shkarkimin e Fadil Kodrës nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës. I turpshëm por edhe  skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, gjenerali. Fadil Kodra. Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë urrejtje  kundër UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit. Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës. Turpi ju mbuloftë!”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …