Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paraqitur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj. Ai këtë vendim e mori duke parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj. “Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj. Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj.
