Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është rizgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë. Lajmin për mediet e ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. “Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90 për qind të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve!”, ka shkruar Lushtaku në një postim të tij. Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë bashkëluftëtari i Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe Komandant i Zonës Operative të Drenicës. Pas luftës ka qenë në shënjestër të gjykatave të vendit dhe Gjykatës së EULEX-it, e cila e kishte mbajtur padrejtësisht katër vjet në burg, vetëm në saje të një dyshimi të pabazuar, dhe në fund e kishte shpallur të pafajshëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …