Sami Lushtaku

Sami Lushtaku është shprehur i habitur me dosjet që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës së  UÇK-së, Sami Lushtaku është shprehur i habitur me dosjet që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së. Ai e ka cilësuar të çuditshme këtë, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion rreth ngritjes së aktakuzës apo jo nga Gjykata Speciale. Është tronditëse publikimi i atyre dosjeve ku potencohet se janë fakte dhe të dhënat të marra nga Serbia. “Gjithçka që vije nga Serbia e shoh armiqësore. Gjykatën Speciale e shoh si gjykatë politike”, ka thënë Lushtaku. Qëllimi dhe synimi i kësaj gjykate është eliminimi nga skena politike i luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së. Ata kanë qëllim t’i  eliminojë nga skena politikanët e dalë nga lufta, me qëllim që t i kenë më të lehta bisedimet me Serbinë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …