Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka demantuar deklaratat e Enver Hoxhajt, Uran Ismailit dhe Memli Krasniqit të cilët deklaronin se askush në PDK nuk ka pasur vullnet që koalicioni PDK-Nisma të ndodhë. Vet Sami Lushtaku ka thënë se ai ka qenë pro koalicionit PDK-Nisma. Madje, ai ka thënë se ka qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë. “Unë vërtete kam qenë pro koalicionit PDK-Nisma, por ishte mendim i kryesisë së PDK-së dhe kjo nuk ka ndodhë. Nuk është votuar fare në kryesi të PDK-së dhe kjo që po thotë Sherifi është e vërtete”, ka theksuar Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …