leoni

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa ligjore me asnjë proces gjyqësor

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa ligjore me asnjë proces gjyqësor

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Skenderaj ka njoftuar se  Sami Lushtaku, i cili është kandidat për kryetar të Skenderaj nuk ka pengesa me asnjë proces gjyqësor. “Në lidhje me proceset gjyqësore të cilat janë zhvilluar ndaj z. Sami Lushtaku, njoftojmë se të gjitha lëndët janë të përfunduara dhe asnjë proces gjyqësor nuk është duke u zhvilluar ndaj tij. Kjo vërtetohet edhe përmes certifikatës e cila evidenton personat ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procese penale, e ku për z. Lushtaku, kjo pasqyrë prezanton që ndaj tij nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal aktiv”, është thënë në njoftimin e degës së PDK-së në Skenderaj. Kjo vërtetohet edhe përmes certifikatës e cila evidenton personat ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procese penale, e ku për z. Lushtaku, kjo pasqyrë prezanton që ndaj tij nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal aktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …